Loading…
Ky është shkaku i helmimit të mbi 100 nxënësve në Mitrovicë
  • 14/09/2017 | 13:37

...

Rreth 120 raste me simptoma të helmimit kanë kërkuar dje ndihmë në Spitalin e Mitrovicës. Prej tyre kryesisht nxënës. Ky helmim dyshohet se ka ndodhur pasi ata kanë blerë tosta afër gjimnazit “Frang Bardhi”, shkruan Gazeta Metro. Ndërkohë që QKUK sot ka pranuar pacientë nga ky helmim.


Mirëpo, këto dyshime nuk ka pranuar t’i komentojë Drejtori Mjekësor i spitalit të Mitrovicës, Zahir Musa.

Ai megjithatë ka treguar për Gazeta Metro se edhe gjatë ditës së sotme kanë pranuar pacientë.

“Gjendja nuk është alarmante, është më e qetë, ka edhe disa raste, sepse ato probleme kanë me i pas edhe 2-3 ditë, disa kanë shkuar për QKUK, për shkak të disa rrethanave tjera, çdo gjë është nën kontroll”, thotë ai duke treguar se numri i atyre që janë nisur për QKUK është 5-6 pacientë.

LEXO EDHE: Vazhdon të rritet numri i të helmuarve në Mitrovicë, rreth 120 deri tani. 

Musa thotë se disa kanë shkuar me dëshirën e tyre në QKUK, ndërsa të tjerët me preferencën e  mjekut.

Shumica nga të helmuarit janë nxënës të gjimnazit, mirëpo të helmuar ka edhe nga shkolla ekonomike dhe ajo e mjekësisë.

Disa nga nxënësit e helmuar i kanë thënë Gazetës Metro se janë helmuar pasi janë ushqyer me tosat e blerë në lokalet afër gjimnazit.  Në pjesën e sheshit afër gjimnazit gjenden 3-4 lokale që shesin tosta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë