Loading…
Ky është shqiptari që ka qenë pjesë e misionit të parë në hënë “Apollo 11” (Foto)
  • 12/08/2017 | 09:54

...

Wilson Kokalarin, nga Gjirokastra ka qenë shqiptari i parë që ka marrë pjesë në misionin e rëndësishëm “Apollo 11”.


Kokolari ka lindur në Shqipëri, por në moshën 1-vjeçare ka emigruar në Amerikë. Ai ka shkruar udhëzuesin që ndihmoi astronautët e “Apollo 11” që të zbrisnin anijen kozmike në tokë në mënyrë të sigurt, shkruan gazetametro.net

Amasada Amerikane në Tiranë ka bërë një publikim duke njoftuar publikun e gjerë më Kokokarin.

Ja postimi i tyre i plotë:

Foto e Ditës | A e dini se një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë? Wilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1-vjeçare.

Si inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11. Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike. Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes”, shkruhet në faqen e Ambasades Amerikane./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë