Loading…
Ky është sistemi më i fuqishëm i kamerave mbikëqyrëse në botë
  • 15/12/2017 | 09:50

...

Autoriteteve kineze u janë dashur vetëm shtatë minuta që në vendin në të cilin jetojnë më shumë se 1.3 miliard banorë t’ia zbulojë lokacionin dhe ta zë gazetarin e BBC John Sudworth duke e përdorur rrjetin më të fortë të kamerave mbikëqyrëse në botë dhe teknologjinë e njohjes së fytyrave, shkruan Gazeta Metro.


Por, në këtë rast ishte fjala vetëm për një eksperiment me të cilin deshën të ilustrojnë se sa është i fuqishëm dhe i efektshëm sistemi kinez i kamerave mbikëqyrëse. Kina ka investuar shumë në vitet e fundit në mënyrë që t’i ndihmojë policisë që ta kryej punën e saj me sa më efikasitet.

Sistemet e tilla i përdorin edhe firmat private për t’i përcjellë të punësuarit dhe proceset e punës nëpër fabrika dhe salla të prodhimit, mirëpo qeveria kineze është kritikuar për keqpërdorim të tyre, shkruan Techcrunch.

Kina ka sistemin më të madhe të kamerave të mbikëqyrjes në botë. Nëpër gjithë vendin janë shpërndarë rreth 170 milionë kamera, ndërsa planifikojnë që deri në vitin 2020 të vendosin edhe 400 milionë tjera. Por, përveç kësaj, Kina po përdorë edhe teknologji të reja mbi mbledhjen e informatave dhe po punon në programe për njohje të fytyrave si dhe në zhvillimin e zgjidhjes së inteligjencës artificiale me ndihmën e të cilës mund ta identifikojnë personin, të gjejnë tabelat e regjistrimit të veturave dhe të ngjashme.

Shikoni vide aventurën e John Sudworth’it. /gazetametro.net.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë