Loading…
Ky është vendi më i vështirë për t’u pushtuar: S’është as Rusia as Amerika
  • 12/10/2017 | 16:31

...

Rusia dhe Amerika njihen si vendet më të fuqishme në botë, të cilat është shumë vështirë të pushtohen, por si duket Zvicra qenka më vështirë se ato.


Zvicra, vend i rrethuar nga malet në të gjitha anët e bën shumë të vështirë pushtuesin të futet brenda territorit të saj. Plani mbrojtës i miratuar në shekullin e XIX-të pas Luftës së Dytë Botërore  ka bërë që alpet të përdoren si mënyrë për ta bllokuar çdo ndërhyrje nga jashtë,shkruan Gazeta Metro

Ky plan është fuqizuar pikërisht atëherë kur shteti zviceran kërcënohej nga pushtuesit sovjetikë, pas Luftës së Dytë Botërore. Atë kohë ushtria zvicerane rrethoi me tel të gjithë infrastrukturën në male, si rrugë dhe ura, për t’u mbrojtur.

Poashtu, shumë tunele, bunkerë dhe fortesa u ndërtuan brenda këtyre maleve, të cilat ishin në gjendje të mbajnë brenda një divizion të tërë ushtarak.

Ushtria zvicerane ka 188.433 ushtarë aktivë dhe 14.422 rezervistë.Qytetarë e Zvicrës janë në gatishmëri për shërbim ushtarak, ndërsa tre milionë të tjerë të janë të gatshëm për shërbim gjithashtu.

Zvicra është një shtet pa dalje në det në Evropën Qendrore. Ajo kufizohet në veri me Gjermaninë, në lindje me Austrinë dhe Lihtenshtajnin, në jug me Italinë dhe në perëndim me Francën. Zvicra është e ndarë gjeografikisht midis Alpeve, Pllajës Zvicerane dhe Xhurës, që përfshin një sipërfaqe prej 41 285 km2, shkruan Gazeta Metro

Alpet zënë pjesën më të madhe të territorit, popullsia zvicerane prej rreth 8 milionë banorësh është e përqendruar kryesisht në Pllajë, ku ndodhen qytetet më të mëdha. Midis tyre janë dy qendrat globale dhe  ekonomike, Zyrihu dhe Gjeneva./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë