Loading…
Ky është ylli spanjoll që Mourinho e do në United që në janar
  • 15/11/2017 | 09:17

...

Pas dështimit të verës së kaluar për të sjellë në ‘Old Trafford’ kroatin Ivan Perisic, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka identifikuar futbollistin e ri që e kërkon për ta pasur në ekip që nga muaji janar, transmeton Gazeta Metro.


Spanjolli i Valencias, Carlos Soler, po shihet si lojtar me perspektivë që mund të bëhet një ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës së re të Spanjës dhe mund të luajë në disa pozita në fazën sulmuese.

Carlos Soler

20 vjeçari Soler ka luajtur këtë sezon te Valencia si sulmues i djathtë, por mund të përdoret edhe si qendërsulmues. United ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për të në afatin e transferimeve të janarit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë