Loading…
Ky fenomen ndodh çdo 150 vjet, ja çfarë pritet të ndodhë në 31 Janar
  • 04/01/2018 | 22:08

...

Ju informuam dy ditë më parë së më datë 31 Janar pritet të ndodhë eklipsi i plotë hënor ose ajo që ndryshe quhet “Hëna e përgjakur”.


Ky fenomen përkon edhe me “Hënën e kaltër”, që do të thotë se është hera e dytë brenda një muaji kur hëna do të jetë e plotë. Për vitin 2018, fenomeni “Hëna blu” do të ndodhë dy herë.

Por, është hera e parë në 150 vjet që eklipsi i plotë hënor përkon me “Hënën blu”, sipas faqes Space.com. Këtë fenomen të dyfishtë, disa e kanë quajtur “Superhëna blu e përgjakshme”.

Në rastin e “Hënës së kaltër”, emërtimi nuk përkon me përmbajtjen. Nuk do të thotë se hëna do të marrë pigment të kaltër, por emri është vendosur i tillë pasi është hëna e dytë e plotë në një muaj të caktuar të vitit.

Kësaj radhe, ngjyra do të ndryshojë, por nuk do të jetë blu. Do të jetë e kuqërremtë sepse gjatë një eklipsi hënor Toka shtrihet mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën që godet sipërfaqen hënore.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë