Loading…
Ky fustan i shpëtoi jetën fotografes
  • 15/12/2017 | 19:31

...

Fotografja amatore Laura Donohoe nga Basingstoke Hampshire ka realizuar një fustan martese tepër special. Donohoe 24-vjeç e diplomuar për modë në Kolegjin e Teknologjisë nisi projektin duke ideuar një fustan dasme me shumë lule.


Laura tregon se kjo veshje i shpëtoi jetën, pasi pësoi një aksident me motor, vitin e kaluar ku pothuajse humbi një këmbë.

Duke u përballur me jetën në një karrige me rrota, 24-vjeçarja përfundoi fustanin e martesës si frymëzim të saj për të ecur përsëri. U deshën katër vjet për të realizuar këtë projekt. Ajo tha: “Ishte absolutisht e mahnitshme të shihja veshjen në një model të vërtetë. Ishte një ndjenjë tërësisht surrealiste. Kishte momente që mendoja se do të hiqja dorë nga projekti, por vazhdova dhe është ndjenja më bukur kur sheh punën tënde të realizuar.

Veshja është bërë nga mijëra peonies, e cila është lule e preferuar e Laurës. Lule në veshje nuk janë orgjinale, por janë urdhëruar posaçërisht për veshjen e bërë. Tani, Laura shpreson të përfundojë një seri veshjesh sezonale dhe të ndjekë ëndrrat e saj për t’u bërë fotografe.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë