Loading…
Ky model i Alfa Romeo’s mund të kushtoj 25 milionë dollarë |FOTO
  • 29/10/2018 | 21:32

...

Në një ankand që do të mbahet në Paris në shkurt të vitit 2019, do të jetë një kryevepër e industrisë italiane të automobilave të para luftës.


Në një kohë kur prodhuesit si Ferrari dhe Lamborghini ende nuk ishin në “vendin e ngjarjes”, Alfa Romeo ishte sinonim me makina të hijshme italiane me performancë të lartë që zgjojnë pasionin për vozitje.

Njëri prej tyre është Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta nga viti 1939, i cili daton në Luftën e Dytë Botërore, transmeton gazetametro.net.

Ky model, i projektuar fillimisht me idenë për të marrë pjesë në garat e makinave, bazohet në shasi Alfa Romeo 8C 35 Grand Prix.

Versioni i prodhimit përdor një motor të rregullt me ​​8 cilindra 2.9 litra të pajisur me dy kompresorë.

Versioni 2900B në fjalë ka pësuar ndryshime të caktuara në krahasim me origjinalin 2900, me qëllim që ta bëjë makinën më të rehatshme dhe më të sigurt, megjithëkëtë kjo kishte performancë të lakmueshme në rrugë me një pamje të mrekullueshme.

Makina që do të jetë në ankand në shkurt të vitit 2019 është një nga pesë të bëra në këtë konfiguracion, në bashkëpunim me prodhuesin italian të trupit, Touring.

Makina u porosit dhe u ble në 1939 tek një pronar në Angli. Në atë vend, makina tre herë më vonë ndryshoi pronarin – herën e fundit në vitin 1976, dhe e tashmja vendosi ta ofrojë atë për shitje në ankand në Paris.

Është vlerësuar se kjo Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta nga viti 1939 do të kushtojë rreth 25 milionë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë