Loading…
Ky pilot i ‘çmendur’ fluturoi nën urë me MIG 17 (Video)
  • 03/06/2017 | 17:01

...

Më 1965, një pilot i Bashkimit Sovjetik i quajtur Valentin Privalov, kishte bërë një veprim të ‘çmendur’ me një aeroplan ushtarak MIG 17, me të cilin ai kishte fluturuar nën një urë në Lumin Ob të Siberisë.


Edhe pse fotografia e paraqitur shpesh thuhet se është e montuar, ngjarja ishte përshkruar nga disa dëshmitarë të cilët pohojnë se kjo vërtetë kishte ndodhur, transmeton Gazeta Metro.

Në një ditë me diell më 4 qershor 1965, derisa brigjet e lumit në Novosibirsk ishin të mbushura me turistë dhe pushues, Privalov e futi aeroplanin e tij super të shpejtë pak mbi ujin e lumit Ob, nën urën në fjalë.

Thuhet se Privalov e bëri këtë pa asnjë urdhër apo paralajmërim. Edhe pse publiku duartrokiti, ai u suspendua. Megjithatë, vet ministri sovjetik e dërgoi Privalovin në skuadrën elite të pilotëve në Moskë, kurse akrobacioni i tij me avion mori epitetin e një legjende. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë