Loading…
Ky shtet do ta dominojë botën në shekullin 21, s’është Amerika as Rusia
  • 12/11/2017 | 10:56

...

Epoka e unipolaritetit ka kaluar dhe askush nuk mund të thotë, siç është thënë nga presidenti amerikan Harry Truman një herë, se është koha që Amerika të marrë drejtimin mbi të gjithë botën.


Nuk është e qartë nëse Amerika apo Rusia do të jenë shtyllat e pushtetit në shekullin e 21-të, por ajo që është më se e sigurt është se është shekulli i 21-të është epoka e Kinës, transmeton lajmi.net.

Bota është në prag të multipolariteti të ri, ka thënë profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Amerikan, “South Carolina” Charles Kegling.

Ai thotë se bota nuk është në pragun e një bote shumëpolare, por ajo tashmë është shumëpolare, andaj është në ngritje të pushtetit kinez, Shtetet e Bashkuara janë në rënie relative, ndërsa Rusia është një forcë që meriton respekt, thotë Kegling.

Bota po përballet me probleme të ngjashme me të cilat Europa është përballur pesëqind vjet më parë, thotë ai, të cilat sjellin me vete shumë rreziqe.

Për shembull, njëri prej tyre është që shtetet e vogla grupohen në aleanca rreth disa prej fuqive të mëdha dhe kështu formojnë aleanca.Për të shmangur përvojat e dhimbshme nga e kaluara, fuqitë e mëdha duhet të punojnë së bashku dhe të kenë një stimul të rëndësishëm për bashkëpunimin, thotë Kegli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë