Banorët e qytetit kilian të Quilpué kanë gjetur një mënyrë shumë të mirë për të shpëtuar nga qentë endacakë. Ata po organizojnë trajnime për t’i zbutur ata dhe edukuar, e pastaj t’u shërbejnë policëve të trafikut.
Kafshët janë duke bërë punë të rëndësishme duke ndihmuar njerëzit për të ruajtur ligjin dhe rendin në qytet. Qentë i kanë veshur me xhaketa të veçanta reflektues, dhe po i shoqërojnë policët në patrullë, transmeton gazetametro.net
Përveç punësimit, atyre u japin edhe ushqim dhe strehim. Kryetari i bashkisë së Quilpué-së, Christian Vittori, ka paralajmëruar se pas trajnimit të veçantë, këta qenë do të kthehen prapë në rrugë.
“Por këtë herë si luftëtarë profesionistë të krimit”, ka thënë Vittori, transmeton gazetametro.net.
Ky është një shembull i madh se si kafshët e pastrehra mund të marrin një jetë të re dhe të bëhen të dobishme për shoqërinë./gazetametro.net