Loading…
Ky shtet shfuqizon dënimin me vdekje
  • 11/10/2018 | 12:33

...

Qeveria malajziane është e gatshme të shfuqizonte dënimin me vdekje për të gjitha krimet dhe të pezullonte të gjitha dënimet në pritje të ekzekutimit, sipas shtypit vendas.


Ministri malajzian i Drejtësisë, Liew Vui Keong, njoftoi se Këshilli i Ministrave vendosi të heqë dënimin me vdekje dhe se ligjet përkatëse do të paraqiten në Parlament ditën e hënë.

Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë mirëpritur njoftimin.

”Amnesty International” menjëherë foli për një “hap të rëndësishëm përpara”, por i kërkoi qeverisë të sigurojë që heqja të jetë e plotë, “pa përjashtim”.

Më shumë se 1 200 persona janë aktualisht në pritje të ekzekutimit me vdekje në Malajzi, pasi ligji e parashikonte atë në rastet e vrasjes, trafikimit të drogës, tradhtisë dhe disa krimeve të tjera të specifikuara.

Më të fundit
...
  • 23/10/2018 | 07:50
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë