Loading…
Kylie Jenner i shpon veshin vajzës, vijnë reagimet dhe përgjigja e saj
  • 12/07/2018 | 19:09

...

Kylie Jenner është kritikuar nga fansat pasi që ka shpuar veshët e vajzës së saj pesë muajshe, transmeton gazetametro.net


Në një video të postuar nga ylli i Keeping Up with the Kardashians, vajza e saj shihet me bizhuteri në vesh.

Fansat e Kylie’t nuk e kanë pëlqyer aspak këtë vendim të saj duke shkruar komente të ndryshme në Twitter.

“ Kjo duket e shëmtuar në një bebe. Sapo të shohesh një fëmijë pesë muajsh me bizhuteri në vesh ajo nuk duket mirë më”, ka shkruar një fans.

Mirëpo ka pasur edhe të tillë që e kanë mbojtur atë.

”Pse njerëzit po e kritikojnë Kylie Jenner vetëm sepse ka shpuar veshët e vajzës së saj. Edhe une kam pasur vathë para moshës 1 vjeçare sepse kur je bebe nuk e ndien dhimbjen dhe nuk e kujton atë”, ka shkruar njëri prej tyre.

Mirëpo, Dr Jonquille Chantrey për këtë gjë ka thënë se nuk është ndonjë çështje e madhe.

“Përderisa ai që e ka kryer këtë detyrë e ka bërë me mjete të sterilizuara për të ulur rrezikun nga infeksioni, atëherë është plotësisht e sigurtë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se një veprim të tillë para disa ditësh e ka bërë edhe motra e saj Khloe Kardashian, te vajza e saj True. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë