Loading…
La gruan për të dashurën 17 vite më të re, këngëtari shqiptar flet për lidhjen |FOTO
  • 14/06/2018 | 10:18

...

Kur je personazh i njohur, jeta private do të tërheqë gjithnjë vëmendjen si të mediave ashtu edhe të fansave. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtarin Devis Xherahu, i cili në vitin 2011 u nda nga bashkëshortja Paola Kondakçi pas 20 vitesh bashkë.


Vite më parë, pianistja dhe kompozitorja u përfshi në një sherr me të dashure aktuale të Devisit. Shkak u bë klipi i këngës :Akoma se besoj”, ku këngëtari dhe ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani shfaqeshin në skena intime.

Devisi me ish-bashkëshorten

Ditën e sotme Xherahi dhe Mejdani ishte të ftuar te emisioni “Rudina” ku folën për lidhjen e tyre. Gjatë intervistës modelja u shpreh se në klipin e parë që kanë realizuar bashkë, ata të dy kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin.

Madje Ertemiona shton se nuk e çonte ndërmend që të ndjente diçka për Devisin. “Ishim shumë të ftohtë tek videoklipi i parë. Unë nuk e çoja ndërmend të ndjeja diçka për Devisin sepse e konsideroja mik”, u shpreh ajo.

Më pas Devisisi shton se “qëlluan që të kishin karakter të përbashkët, ishte koiçidencë”. “Edhe pse kemi 17 vite diferencë, nuk e kemi ndjerë”, tha Ertemiona.

Gjatë kësaj interviste çifti foli edhe për planet për dasmë. “10-20 veta, një kurorëzim në kishë dhe pastaj avionit për muaj mjalti, kaq dua”, u shpreh Devisi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë