Loading…
La Liga zbulon pagat e mëdha të lojtarëve të Barcelonës dhe Realit, kjo është e para
  • 13/09/2018 | 19:07

...

La Liga ka bërë zyrtare limitet e pagave të 20 ekipeve të saj për sezonin 2018-2019. Ekipi që mund të shpenzojë më shumë është Barcelona, ​​66.5 milionë euro më shumë se i dyti, Real Madridi. Ndërsa shpenzimet më të pakta mund të bëjë Valladolid.


Këtu nuk flasim vetëm për pagat, por për shumat maksimale që mund të harxhojë çdo ekip këtë sezon, duke përfshirë shpenzimet për lojtarët e ekipit të parë dhe stafin stërvitor të tij (siç përcaktohet në nenin 38 të rregullores së buxhetimit) dhe filialet, akademitë dhe seksionet e tjera.

Konceptet e përfshira në kufirin e kostos së çdo ekipi janë: paga fikse dhe të ndryshueshme, siguria sociale, primet kolektive, kostot e blerjes (përfshirë komisionet për agjentët) dhe amortizimi. Nga ana tjetër është e rëndësishme të theksohet se ky limit nuk mund të përdoret nga klubi në tërësinë e tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë