Loading…
Labi ‘kërcënon’ Pacollin, do largohet nga partia
  • 14/03/2018 | 14:16

...

Deputeti i partisë së Behgjet Pacollit, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar largimin nga partia e Pacollit, duke thënë se në një kohë të shpejtë ai do të bëjë ‘udhëtimin politik i vetëm’.


Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që ta dinë se ai, sipas tij, do të mbetet shërbëtor i tokës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, shkruan gazetametro.net.

“Në një kohë shumë të shpejtë, do të bëjë udhëtimin tim politik i vetëm, edhe sot jam i vetëm! Kush do që e ka besimin në tokën e tyre dhe në familjet e tyre, le ta dinë mirë që unë jam dhe do mbetëm një shërbëtor i kësaj toke dhe i tyre”, ka shkruar Tahiri.

Ndërkohë, ai ka kritikuar duke mos përmendur emrat e disa njerëzve që, sipas tij, interesin personal po e vendosin para atyre publike.

Ndryshe, Tahiri javë më parë është dorëhequr nga kryesia e partisë së Pacollit, por më pas ka mohuar se po largohej nga partia./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë