Loading…
Lahi Brahimaj: Thaçi, Veseli e Haliti u hoqën nga lista e INTEPOLIT
  • 11/01/2017 | 21:57

...

Lahi Ibrahimaj nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, ka deklaruar se institucionet shtetërore të Kosovës kanë pasur njohuri të sakta se kush është pjesë e INTERPOLIT, mirëpo nuk  u kanë treguar partive plitike e as deputetëve.


Brahimaj ka thënë se këto institucione e kanë ditur se nga lista e INTEPORLIT janë larguar 137 persona, nga 157 sa ishin gjithsej dhe në listë tashmë janë vetëm 20 persona.

Në këtë listë kanë qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe shumë të tjerë, mirëpo ata nuk i takojnë më kësaj liste pasi që me negocimin e Qeverisë së Kosovës kjo listë është shkurtuar nga 157 në vetëm 20 persona.

Kjo listë që dikur ishte e mbushur me ish ushtarë UÇK-së të njëherësh politikan, tanime ka ndërruar përbërje. Vetëm Ramush Haradinaj dhe dy politikanë të tjerë kanë mbetur në këtë listë, thotë Brahimaj.

Në mesin e atyre që kanë mbetur si pjesë e saj është edhe lideri Ramush Haradinaj, por jo edhe figurat e tjera kyqe të UCK-së.

“Këtë gjë e ka konfirmuar përmes një interviste tre javë para se të arrestohej Haradinaj, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa. I pari në listën e 20 perosnave tash është Ramush Haradinaj”, ka thënë Brahimaj, i cili ka pohuar gjithashtu se ai dhe partia e tij tashmë e posedojnë këtë listë./ Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë