Loading…
Lajçi: Vetëvendosje s’po ndahet, problemet do të zgjidhen
  • 15/12/2017 | 14:39

...

Foto: Ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka folur për ngjarjet e fundit që po ndodhin në Vetëvendosje dhe Marrëveshjen e Demarkacionit.


Lajçi tha se nuk ka ndarje në lëvizjen Vetëvendosje dhe problemet do të zgjidhen.

Ai tha se Vetëvendosje është rritur dhe ambiciet e anëtarëve janë normale.

“Kjo ka zgjidhje. Është vetëm një ambicie e disa çështjeve. Problem që do të zgjidhet për 2-3 minuta. Nuk ka ndarje të LVV-së”, tha Lajçi.

Ai më tej shtoi se në Vetëvendosje nuk ka mospajtime të shkallës së madhe apo programore, shkruan Telegrafi.

Se a mundet Albin Kurti t’i zgjidh pakënaqësitë në Vetëvendosje, Lajqi tha “Besoj se po, sepse ka hierarki partiake, Albini është një pjesë e saj hierarkie dhe që do t’i ndihmoj zgjidhjes partiake”.

Deputeti i VV-së tha se nuk do të jetë në Kosovë, në ditën kur pritet të mbahet Këshilli i Përgjithshëm.

Xharra Molliqajt: Po bini në fjalët e mia

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë