Loading…
Lajm i keq për ata që kanë fituar azil në Gjermani në katër vitet e fundit
  • 26/04/2018 | 20:35

...

Gjermania do të rishikojë mijëra vendime për azil politik, ka thënë sot një zyrtar, teksa prokurorët po hetojnë një zyrtar të migracionit, i cili dyshohet se ka miratuar aplikacione që nuk kanë përmbushur kriteret.


Mbi një milion migrantë, që janë larguar nga konflikti në Lindjen e Mesme kanë ardhur në Gjermani që prej 2015-s. Kjo gjë ka rritur shqetësimin për kohezionin social dhe sigurinë.

Zëvndësministri i Brendshëm, Stephan Mayer ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë do të rishikojë vendimet për 4,568 azile të lëshuara në periudhën janar 2013 – janar 2017.

 Certifikatat për pranimin e azilit do të anulohen nëse lejohet ligjërisht ka thënë ai.

Të premten, prokurorët kanë thënë se një zyrtar po dyshohet se u ka dhënë azil rreth 1,200 personave, të cilët dyshohen se nuk kanë plotësuar kriteret. Shumica prej këtyre personave që kanë fituar azil, i përkasin komunitetit etnik Yazidi.

Mayer ka thënë se dhjetëra persona të tjerë dyshohen se kanë punuar me këtë zyrtar të migracionit, i cili ka lëshuar azil. Këtu, sipas tij, përfshihen edhe dy firma ligjore. Mayer ka thënë se të gjitha vendimet e këtyre firmave do të rishikohen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë