Loading…
Lajm i keq për përdoruesit e iPhone, ndodh ndryshimi i madh
  • 08/08/2018 | 23:38

...

Shtetet e Bashkimit Evropian dëshirojnë që dy telefonat e mençur më të përdorur në botë të kenë të njejtin mbushës, e kjo gjë do t’i kushtonte kompanise Apple shuma të mëdha parash, transmeton gazetametro.net


Rregullatorët europian kanë shumë vite që e zhvillojnë një ide që të dy telefonët të kenë një mbushës të përbashkët.

Çdo vit prishen me mijëra kabllo dhe mbushësa të cilët përdoren nga këta telefona, gjë që ka dërguar deri në krijimin e kësaj ideje që iPhone dhe Android të kenë një mbushës të njejtë dhe të vetëm.

Mirëpo, kjo lëvizje nuk po përkrahet nga industritë e telefonave të mençur, pasi që ata marrin me miliona euro në vit nga mbushësit sepse ata prishën shumë shpejt.

Apple është kompania që dëmtohet më shumë nga kjo situatë, kjo për arsye se ata përdorin mbushësa me portën e rrufës të USB që kur e lansuan iPhone 5 në vitin 2012.
Si mendoni se u bë Apple kompania që arriti trilionin ? Sigurisht që jo vetëm nga telefonat që kushtojnë 900 dollar.

Në anën tjetër telefonat Android, si LG dhe Samsung kanë mbushësa me USB të tipit C.

Megjithatë, nëse kjo gjë votohet nga Bashkimi Evropian,  shancet janë që Apple  të bëjë ndryshimin e madh, pasi që mbushësit e tyre janë më të dobët. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë