Loading…
Lajm i madh: Nga 1 janari 2019 qytetarët e ish’Jugosllavisë mund të punojnë në Gjermani pa vizë
  • 09/09/2018 | 23:07

...

Gjermania për shkak të nevojës për punëtorë të rinjë po e ndryshon ligjin që të huajt, gjegjësisht qytetarët e ish’Jugosllavisë të mund të punojnë në këtë shtet pa pasur nevojë për vizë pune.


Aktualisht në Gjermani pa pasur nevojë për vizë pune mund të punojnë vetëm shtetasit e vendeve anëtare të BE’së, por nga viti i ardhshëm këtë mundësi pritet ta kenë edhe qytetarët nga vendet e ish’Jugosllavisë, ku përfshihet edhe Kosova, shkruan gazetametro.net.

Ajo çfarë duhet të bëni, është që të shkoni në Gjermani, të gjeni një vend pune, dhe me atë kontratë të shkoni në institucionet lokale gjermane, ku do të u jepet menjëherë një leje pune, pa pasur nevojë që të aplikoni për vizë pune në ambasadën e Gjermanisë, siç duhet bërë me ligjin aktual.

Ky informacion mbështetet edhe nga fakti se në Gjermani përveç mungesës së 100,000 punëtorëve në sektorin e mjekësisë, mungojnë edhe rreth gjysmë milioni punëtorë në sektorë të tjerë.

Megjithatë, për qytetarët e Kosovës do të vazhdojë të jetë problematike kjo, nëse nuk liberalizohen vizat deri në vitin e ardhshëm, kjo pasi për të shkuar në Gjermani kosovarëve ende u duhet vizë.

Ndërsa, shumë më e lehtë do të jetë për qytetarët e vendeve tjera të ish’Jugosllavisë, të cilët kanë mundësi që të udhëtojnë pa viza në vende të BE’së, duke përfshirë edhe Gjermaninë, dhe në këtë formë ata nuk e kanë problem që të shkojnë në këtë shtet dhe të gjejnë një vend pune atje, pa pasur nevojë fare që të aplikojnë për vizë pune në ambasadën gjermane në shtetin e tyre. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë