Loading…
Kosova rikonfirmohet në agjendën e INTERPOL
  • 14/06/2018 | 10:12

...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, e ka cilësuar si lajm shumë të mirë për Kosovën rikonfirmimin e agjendës së anëtarësimeve të INTERPOL ku përfshihet Kosova.


Kjo mbështetje u mor me shumicë votash në Lyon të Francës në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të INTERPOL, shkruan gazetametro.net.

Pacolli ka thënë më pas se tani Kosova do ta pres Asamblenë e Përgjithshmë për t’u bërë anëtare e barabartë e INTERPOL’it, që pritet të ndodhë në nëntor të këtij viti.

“Kosova tani pret që në Asamblenë e Pergjithshme, të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në Nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Anëtarësimi i Republikës sē Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askend. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale”, ka shkruar Pacolli.

Ndërkohë, kjo është hera e dytë që Kosova vendoset në agjendë të INTERPOL’it, mirëpo vitin e kaluar ajo u tërhoq vullnetarisht pasi nuk i kishte votat./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë