Loading…
Lajm i mirë për punëtorët e Ferronikelit
  • 04/07/2018 | 09:10

...

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, ka thënë se nuk ka më asnjë arsye për të mos filluar me prodhimin në “Ferronikel”, pasi që menaxhmenti ka kryer të gjitha obligimet ndaj punëtorëve dhe se e gjithë teknologjia tashmë është përgatitur.

Prodhimi në “Ferronikel” pritet të rifillojë deri në fund të kësaj jave, ndërsa të gjithë punëtorët e “Ferronikelit”, 820 sa janë, do ta fillojnë punën e cila është ndërprerë pikërisht nga ata.

Ndërkaq edhe menaxhmenti i “Ferronikelit nëpërmes një njoftimi ka bërë të ditur se prodhimi në “Ferronikel” do të kthehet në fund të qershorit ose më së largu në fillimit të korrikut, shkruan Zëri.

Por meqenëse në fund të qershorit nuk ka filluar puna në “Ferronikel”, atëherë punëtorët me të drejtë presin që kjo të ndodhë këtë javë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë