Loading…
Lajmërohet Ardian Ismajli, tregon pse la Kosovën për Shqipërinë
  • 08/11/2018 | 19:54

...

Në listën e fundit të Christian Panuccit, binte në sy emri i Ardian Ismajlit, kapitenit të Shpresave të Kosovës, i cili tashmë do të jetë pjesë e Shqipërisë.

Në një intervistë për mediat kroate pas ftesës, ai ka dhënë arsyet se pse zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen.

“Menjëherë pas telefonatës së Panuccit vendosa të luaj për Shqipërinë në të ardhmen, por nuk doja të lija shokët te Kosova U21 deri në përfundim të kualifikueseve. Isha kapiteni dhe lojtari më i mirë, ndaj nuk do të kishte qenë vendim i mirë t’i lija ata në baltë”, ka thënë Ismajli, transmeton TCH.

Ismajli i cili ka luajtur pak me Hajdukun e Splitit gjatë kësaj periudhe e di që do ta ketë shumë të vështirë të fitojë një vend në formacion te Shqipëria, megjithatë ai beson te aftësitë e tij dhe është i gatshëm për të luajtur që në sfidën e radhës ndaj Skocisë.

“Ne jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t’u promovuar. Veç të tjerave, unë kam luajtur për Kosovën U21. Ky ishte motivi kryesor për vendimin e marrë, që kishte edhe mbështetjen e prindërve të mi. Disa gazetarë dhe tifozë më kritikojnë mua, duke pretenduar se nuk do të ketë vend për mua te kombëtarja shqiptare për shkak se nuk kam luajtur shumë te Hajduku. Por unë jam i bindur dhe i sigurt për vendimin që kam marrë. Unë jam gati që të luaj që kundër Skocisë në Nations League”, ka thënë Ismajli.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë