Loading…
Lajmërohet më në fund Shpend Ahmeti, ‘tregon’ se nuk e ka ndërmend të largohet nga posti i kryetarit
  • 13/03/2018 | 19:23

...

Shpend Ahmeti që ditë më parë është larguar nga Vetëvendosje, duket se nuk e ka ndërmend që të lë edhe postin e të parit të Prishtinës, ndonëse këtë ia kanë kërkuar. Ai sot ka bërë edhe përurimin e fillimit të ndërtimit të sheshit “Adem Jashari”.


Shpend Ahmeti sot është bërë i gjallë, pasi që nga dita që ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, ai nuk është lajmëruar as në Facebook.

Por, sot gjatë ditës Ahmeti ka marr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë. Ai më këtë rast ka dhënë sinjale se nuk e ka ndërmend të largohet nga i pari i Prishtinës.

“Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”. Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim. I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë