Jim Yong Kim ka dhënë dorëheqje nga posti i kreut të Bankën Botërore (BB) duke lënë dyshime te sektori finaciar ndërkombëtarë, transmeton Gazeta Metro.
Do të qëndrojë edhe disa ditë në zyre para se të tërhiqet më 1 shkurt. Yong Kim kishte mandat deri në vitin 2022. Por, deri tash është raportuar se arsyet e dorëheqjes janë ‘personale’.
Organizata me bazë në Washington është njëra ndër donatorët më të mëdhenj në zhvillimin e vendeve në mbarë botën.
BB ka qenë donatore e infrastrukturës përgjatë Azisë, Afrikës dhe Amerikës Jugore, si dhje mjaftë aktive edhe në Kosovë e Shqipëri, në sektorin e infrastrukturës, atë finaciar dhe të energjisë elektrike. /gazetametro.net