Loading…
LAJMI I FUNDIT: Donika Kadaj – Bujupi rikthehet në AAK, e konfirmon Haradinaj
  • 14/03/2018 | 15:59

...

Donika Kadaj – Bujupi është rikthyer në shtëpinë e vjetër.


Ajo i është ribashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri dhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kadaj – Bujupi, kishte braktisur AAK’në, dhe i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Pas përçarjeve në këtë parti, ajo kishte dhënë dorëheqje, dhe ishte pritur që bashkë me të pakënaqurit tjerë të bëhej pjesë e partisë së re, e cila pritet të themelohet ditët apo javët në vijim. Megjithatë, Kadaj – Bujupi, në momentet e fundit është rikthyer në AAK, ku edhe e kishte nisur karrierën e saj politike. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë