Loading…
Lamtumirë Juventus
  • 19/06/2017 | 21:21

...

Po afron mbyllja e aventurës së Dani Alves te Juventus, pas vetëm një sezoni.


Është bërë takimi mes menaxherit të futbollistit brazilian dhe drejtuesve bardhezi në selinë e klubit në Torino.

Palët kanë vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit dhe prishjen e kontratës, që ishte deri në qershor 2018.

Në këtë pikë, lojtari do të kishte të drejtë të shkojë te Manchester City i Pep Guardiola, që me shumë gjasa do të jetë ekipi i tij i ardhshëm.

Dani Alves erdhi te Juventus gjatë verës së kaluar, me parametër zero nga Barcelona. Një përforcim i marrë për përvojën në Champions League.

Sezoni i tij me “Zonjën e Vjetër” mbetet pozitiv, pavarësisht nuk humbja në finalen e Champions League.

Ai fitoi titullin dhe Kupën e Italisë dhe u pëlqye nga tifozët edhe për simpatinë jashtë fushës së lojës, por kohët e fundit gjërat ndryshuan radikalisht dhe askush nuk e donte më, pasi tha: “Dybala duhet të largohet nga Juventus për t’u bërë futbollist i madh”./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë