Loading…
Laptopi i Microsoft apo Apple: Cili është më i mirë?
  • 02/11/2017 | 17:11

...

Nëse jeni duke kërkuar të blini një laptop të përshtatshëm për punë, me siguri që do të mendoni të merrni versionin e ri Surface Pro nga Microsoft, apo MacBook Pro nga Apple, përcjellë Gazeta Metro.


Surface Book është kompjuter që mund të përdoret edhe si tablet, pasi ekrani mund të shkëputet nga tastiera, gjë që nuk ofrohet nga Apple në laptopët e saj. Sa i përket madhësisë së ekranit, Microsoft ofron laptop me madhëi prej 13.5 inçësh, kurse MacBook Pro vjen me 13 ose 15 inç.

Sa i përket dizajnit, Apple është treguar më efikase, sepse MacBook është më profesional dhe i përshtatshëm. Në anën tjetër, Surface mundëson shkëputjen nga tastiera, por kjo bën që kur të mbyllet të mbetet një hapësirë në mes të dy pjesëve.

Te portet për integrim të pajisjeve të tjera fiton Surface, pasi pajisjet e Apple janë të limituara në këtë aspekt, kurse te ekrani kualiteti është i barabartë, pasi Mac ka shumë kualitet të fotografisë, por Surface është Touch dhe ka rezolucion më të madh.

Edhe te tastiera Surface vlerësohet pak më mirë, edhe pse dallimet janë shumë të vogla, ndërsa për dizajnerët Surface është më i përshtatshëm për shkak se ka laps të integruar special dhe përdorimi si tablet jep më shumë opsione.

Surface, befasisht, është më i mirë edhe te bateria, por sa i përket performancës – ndër gjërat më me rëndësi – kualiteti është i barabartë, varësisht prej procesorit që bleni.

Faktor përcaktues është edhe çmimi, pasi laptopi i Apple është më i shtrenjtë se rivali i tij kryesor, edhe pse Microsoft nuk mund të quhet pajisje e lirë. Çmimi i Surface është rreth 1000 dollarë.

Prndaj, në përgjithësi, laptopi Surface Book i Microsoft është fitues kundër konkurrentit më të madh, Apple MacBook Pro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë