Loading…
‘Largoni nga rrugët veturat me ngjyrë të zezë’ – urdhri i Presidentit të Turkmenistanit
  • 13/01/2018 | 19:16

...

Presidenti i Turkmenistanit urdhëroi ndalimin e qarkullimit të automjeteve me ngjyrë të zezë në kryeqytetin e vendit Aşgabat.

Që në vitin 2015 ishte ndaluar importi i automjeteve me ngjyrë të zezë dhe këtë vit, ai që do të kapet duke drejtuar një automjet me këtë ngjyrë do të gjobitet dhe do të detyrohet ta lyejë atë me një ngjyrë tjetër brenda javës.

Sipas kreut të shtetit e zeza është një ngjyrë që sjell ters, ndërsa e preferuara e tij është ngjyra e bardhë. Agjenci të ndryshme lajmesh online ndërkombëtare raportojnë se aktualisht janë sekuestruar shumë automjete private me ngjyrë të zezë në vend.

Pronarët e tyre janë detyruar të firmosin një marrëveshje ku premtojnë se do t’i lyejnë brenda javës. Duke përfituar nga ky urdhër çmimi për rilyerjen e automjetit ka shkuar deri në një mijë dollarë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë