Loading…
Larje hesapesh midis bandash, ekzekutohet shqiptari me tre plumba në mes të lokalit
  • 22/10/2017 | 11:42

...

Rreth orës 03:00 të mëngjesit në një lokal të Torinos, një 39-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.


Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende me dije dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende.

Ka dyshime se kanë qenë dy autorë të cilët e kanë qëlluar shqiptarin tre here me arme te kalibrit 45 dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ai ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital pasi nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra.

Policia italiane ka si pistë kryesore hetimi larjen e hesapeve midis bandave rivale shqiptare në Torino të Italisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë