Loading…
Laureta Osmani, që premton se do t’i jap shumë letërsisë shqiptare
  • 30/10/2017 | 19:21

...

Është e re, por pasioni i saj për poezinë, premton se ajo do t’i jap shumë letërsisë shqiptare.


Bëhet fjalë për shkrimtaren e re Laureta Osmani. Ajo vijon mësimet në klasën e 11-të në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, por gjatë kohës së lirë nuk ndalon së shkruari.

Laureta, thotë se gjithmonë kishte pasion letërsinë të cilës ja dedikon gjithë kohën e saj të lirë dhe me mendje e zemër thurë vargje nga më të ndryshmet dhe nga më të bukurat, kurorën e të cilave e mban poezia: “Unë bija jote Kosovë”.

Laureta, pretendon që në një të ardhme shumë të afërt të botojë dy libra dhe të vazhdoj suksesshëm edhe më tutje.

Ajo është pjesëmarrëse dhe anëtare nga shoqëritë e ndryshme kulturore në Ferizaj, duke promovuar vlera nga më të ndryshmet ku gëzon respektin e gjithë ferizajasve dhe thotë se ky fakt për të është mburrje, kënaqësi, krenari dhe motiv për më tutje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë