Loading…
Lavrov: BE ka dështuar në ndërmjetësimin mes Beogradit e Prishtinës
  • 09/11/2018 | 14:35

...

Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergej Lavrov ka vlerësuar se kanë dështuar përpjekjet e BE-së në ndërmjetësimin ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ShBA-të po e sforcojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Lavrov e ka fajësuar Prishtinën për “mosrealizim të marrëveshjeve”, transmeton gazetametro.net.

“Është e qartë se përpjekjet e BE-së kanë dështuar, sepse Prishtina ka refuzuar të realizojë marrëveshjet, të cilat janë arritur deri më tash”, ka thënë Lavror sipas medieve të Beogradit. Sipas tyre, Lavrov ka precizuar se, para së gjithas, me këtë mendon në formimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Përpjekjet e Prishtinës për të formuar ushtrinë e saj paraqet shkelje më të vrazhdtë të rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pos kësaj, Prishtinës për këtë i bëjnë presion nga jashtë, e para së gjithash ShBA-të”, ka thënë Lavrov.

Ai e ka përshëndetur vendimin e Unionit Komora për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ka thënë se Rusia do t’i përmbahet rezolutës 1244, sipas të cilës “Kosova është pjesë e Serbisë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë