Loading…
Lazio e shpërblen Strakoshën, kjo është paga e re për shqiptarin
  • 21/10/2017 | 19:22

...

Për paraqitjet e shkëlqyeshme në sezonin e ri me Lazion, Thomas Strakosha është shpërblyer me rritje të pagës.


Pasi i dhuroi fitoren Lazios duke pritur penalltinë në fund të derbit me Juventusin, portieri shqiptar ka nënshkruar kontratë të re me Lazion.

Mediat italiane raportojnë se Strakosha do të përfitojë afër 1 milionë euro në sezon, transmeton gazetametro.net

Me kontratën e re ai do të jetë pjesë e klubit italian deri në vitin 2022.

Përpos Strakoshës, kontratën e ka vazhduar edhe sulmuesi Ciro Immobile, që ka shënuar 11 gola në Serie A dhe 3 gola në Europa League këtë sezon. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë