Loading…
Lazio urim të veçantë për Lorik Canën
  • 11/10/2017 | 16:55

...

Lorik Cana në 14 vite përfaqësoi denjësisht jo vetëm fanellën Kombëtares shqiptare, por edhe ato të klubeve të mëdha europiane, si Saunderland, Marseille, Gallatasaray, Nantes, Lazio e Paris Saint Germain.

Mbrëmjen e 9 tetorit në ndeshjen historike Shqipëri-Itali që u luajt në Shkodër, mbrojtësi me numrin më të madh të prezencave në Kombëtare (93), i dha lamtumirën futbollit në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare.

Kjo është pasqyruar edhe në të përditshmet sportive franceze dhe ato italiane, por mbi të gjitha qëndron falënderimi që klubi i Lazios ka zgjedhur t’i dedikojë Canës në faqet zyrtare.

“Faleminderit Lorik Cana. Ka qenë një nder për ne prezenca jote. Urojmë që e ardhmja të të rezervojë kënaqësi të mëdha”, shkruan në mesazhin e SS Lazio.

Mbrojtësi 34 vjeç qëndroi te Lazio në sezonet 2011 – 2015, ku numëron plot 111 paraqitje dhe një triumf  historik në Kupës së Italisë në vitit 2013, ku kishte luajtur për 90 minuta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë