Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot mbajti takimin me Kryetarët e Degëve lidhur me zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme.
Në ditët në vijim LDK-ja do të analizojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të marrë vendimet e nevojshme për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale, shkruan gazetametro.net
LDK-ja ka thënë se respekton votën e qytetarëve dhe mbështetjen që ka marrë dhe është e palëkundur në qëndrimin që në asnjë variant nuk do të qeverisë me PDK-në.
Kjo parti ka thënë se do të analizojë situatën dhe të marrë vendimet e nevojshme në interes të LDK-së dhe në përputhje me parimet e LDK-së si parti proevropiane, e qendrës së djathtë dhe anëtare e Partive Popullore Evropiane. /gazetametro.net