Loading…
LDK: Çdo minutë po punojmë që ta rrëzojmë qeverinë
  • 12/10/2018 | 11:35

...

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë në Kosovë është alarmante.

Sipas tyre, ka nevojë urgjente për reformë në ligjin për shëndetësi. Në një konference me gazetarë deputeti Naser Rugova tha se Qeveria merren me njeri tjetrin dhe nuk e ushtrojnë funksionin në detyrat te cilat i kanë nën përgjegjësi.

“Kjo qeveri merren me njeri tjetrit dhe nuk e ushtrojnë funksion qe e kanë me detyra. Gjendja në sektorin e shëndetësisë është alarmante. Nevojë imediate për reformë legjislative për ligjin për shëndetësinë. Mungesë enorme e medikamenteve në spitale dhe QKUK. Presione mbi personelin shëndetësor, emërime politike qe po degradojnë sistemin shëndetësor. Njeriu që udhëheq këtë dikaster ka dështuar”, tha Rugova.

Ndërkohë,  Rugova, tha se ky subjekt do të angazhohet në çdo moment që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Qëndrimi LDK-së është i qartë, zgjedhje të reja, legjitimitet elektoral, vazhdojmë tutje. Dihet qëndrimi zyrtar i LDK-së, zgjedhje sa më parë. Jemi duke punuar çdo minutë që e më parë këtë qeveri ta dërgojmë në shtëpi”, theksoi Rugova.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë