Loading…
LDK-ja jep emrat për ekzekutivin në Prizren
  • 13/01/2018 | 11:52

...

Kryesia e degës së LDK-së në Prizren në mbledhjen e mbajtur të enjten mbrëma me shumicë votash ka miratuar katër emrat që parashihet ta përfaqësojnë këtë subjekt në Ekzekutivin lokal.


Megjithëkëtë për zyrtarizimin e emërimit të tyre në Qeverinë komunale nevojitet edhe aprovimi nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Petrit Hoxhaj, nga kryesia e degës së LDK-së në Prizren, që njëherësh është edhe anëtar i KK-së, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se kryesia e degës me shumicë votash ka vendosur që të propozojë “Eshref Memajn për nënkryetar të Komunës së Prizrenit, Fatmir Memajn për drejtor të Urbanizmit, Fejzë Kabashin për drejtor të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Egzon Elshanin për drejtor të Bujqësisë”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq anëtari i kryesisë së degës së LDK-së, Arsim Berisha, përmes një postimi ka sqaruar se gjatë takimeve të LDK-së me LVV-në ishte arritur marrëveshja për pozitat e nënkryetarit dhe 3 drejtorive, në mesin e të cilave ka qenë edhe Drejtoria e Shëndetësisë, që më pastaj është zëvendësuar me dikasterin e Bujqësisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë