Loading…
Ledri sapo tha që këtë skenë të klipit të Eminem e ka bërë i pari |FOTO/VIDEO
  • 14/09/2018 | 21:50

...

Si ju duket? Eminem është kthyer!


Një nga këngët më të fuqishme e më të pëlqyera të albumit “Kamikaze” është padyshim “Lycky You”. Në këtë bashkëpunim të Eminem me Joyner Lucas, vërehen aftësitë e mrekullueshme të reperëve për rima dhe shpejtësinë në rap.

E kjo këngë e cila është pëlqyer shumë nga publiku, tashmë është publikuar edhe me klip e na duhet ta pranojmë që është i mirërealizuar. Shumë repera e kanë komentuar këtë rikthim të Eminem, por Ledri mesa duket ka vënë re një tjetër detaj.

Ai ka publikuar një foto nga klipi i këngës dhe ka shkruar “TTZ” që do të thotë (tana të zezat), një ndër këngët e Ledrit dhe ka vendosur një emoji me dy sy.

Pra Ledri me këtë postim ka dashur të thotë që kjo është një skenë pothuajse e ngjashme me klipin e tij të “TTZ”, ku prapa reperit qëndrojnë disa persona me maskë, ashtu siç qëndrojnë këta në klipin e Eminem dhe të veshur me të zeza. Madje edhe muzika është pak e ngjashme, plus makinat e vjetra në klip.

Por me siguri është një rastësi e bukur, për të cilën Ledri duhet t’i bëhet qejfi patjetër.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë