Loading…
Ledri Vula tregon çka kanë bërë fanset për të
  • 12/03/2018 | 16:54

...

Këngëtari kosovar, Ledri Vula, gjatë një interviste për PopCulture ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale por edhe profesionale.


Ledri është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Këtë fundjavë Ledri ka qenë i ftuar për të performuar në Tiranë, por ai ka zbuluar edhe një dëshirë për të ardhmen: “Kam menduar që në të ardhmen të bëj një koncert timin. Më ka rënë rasti që të performoja në koncertin e pavarësisë së Kosovës. ishte ndjenjë e mrekullueshme. Edhe koncertin tim do të preferoja ta organizoja në këtë mënyrë. Janë emocione të mëdha”.

I pyetur nëse është dikush në jetën e tij, Ledri përgjigjet: “Mua ma rrëmbejnë zemrën shumë gjëra jo vetëm vajzat. Më pëlqen e bukura. Unë jam djalë i vetëm në familje dhe mendoj shpesh që të krijoj familjen time, por një gjë e tillë duhet të presë edhe disa vite. Mua mediat shpesh më martojnë, fejojnë dhe ndajnë. S’më pëlqen fare kjo pyetja nëse kam të dashur”.

Por cila është çmenduria më e madhe që një fanse ka bërë për Ledri Vulën?

“Fanset kanë bërë disa çmenduri për mua. Kanë arritur deri aty sa të djegin dorën për të shkruar emrin tim. Pas kësaj, gjë e cila smë ka pëlqyer, i kam takuar për të mos e përsëritur më. Fanset e mia janë mjaft të edukuara, e mua më pëlqen ti takoj”.

Ledri rrëfeu se tashmë është në fazën e përgatitjes së projekteve të reja muzikore, të cilat do ti lançojë së shpejti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë