Loading…
Legjenda e boksit amerikan kërkon nënshtetësinë ruse
  • 07/12/2017 | 23:43

...

Floyd Mayweather pritet të aplikojë për nënshtetësi ruse, ndërsa gjendet për një vizitë në Moskë.


Në një intervistë për Russia 24, boksieri tashmë i pensionuar ka thënë se, “kam folur me ekipin tim në Rusi dhe pres të marrë nënshtetësinë ruse”.

Në vitin 2016 ai e kishte hapur një akademi boksi në Moskë, ndërsa tani kërkon të blejë edhe shtëpi atje.

“Kisha rastin të shihja prona këtu, po kërkoj një shtëpi të re në Rusi, por kjo merr kohë, mendoj se e ardhmja do të jetë e ndritur për mua”, u shpreh Mayweather për televizionin rus.

Mayweather konsiderohet si një ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave, ndërsa e mbylli karrierën me 50 fitore, pas asnjë humbje. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë