Loading…
Legjenda e Liverpool humb kontrollin pas humbjes nga United, gjest i turpshëm ndaj vajzës 14 vjeçe
  • 12/03/2018 | 15:58

...

Ish-futbollisti dhe njëkohësisht legjenda e Liverpool, Jamie Carragher, është bërë protagonist i një gjesti të turpshëm ndaj një vajze 14-vjeçare.


Gjithçka erdhi si pasojë e ndeshjes që Liverpool humbi të shtunën me shifrat 2-1 në “Old Traford” kundër Manchester United. 40-vjeçari i cili punon si komentator sportiv nuk i duroi talljet që po i bëheshin dhe ka reaguar në mënyrën më të keqe, duke pështyrë një vajzë 14-vjeçare nga makina e tij.

Ky veprim i turpshëm ka sjellë reagime në Britani, ndërkohë që tani ish futbollisti rrezikon që të shkarkohet nga detyra e tij si komentator sportiv në televizionin Sky. Bordi drejtues pritet që të zhvillojë një takim ku do të marrë vendimin për sjelljen e punonjësit të televizionit.

Carragher nuk e duroi talljen që i ati i vajzës po i bënte, ndërsa po filmonte skemën dhe iu afrua me makinë dhe pështyu drejt tyre.

Pështyma e kapi 14 vjeçe në fytyrë dhe ajo nisi të qante. Carragher më pas mori familjen dhe i kërkoi falje për veprimin e bërë, sipas të cilit nuk ka fare justifikim.

“Komplet gabim si veprim dhe në i kërkova personalisht falje familjes këtë mbrëmje. U talla 3 apo 4 herë gjatë autostradës dhe po filmohesha dhe e humba kontrollin. Nuk ka justifikime. Kërkoj falje”, ishte reagimi i futbollistit në profilin tij në Twitter.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=29&v=myaUBQ_IvIY

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë