Loading…
Lekaj nënshkruan kontratën 12 milionëshe për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë
  • 16/02/2018 | 15:56

...

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj në prezencë të deputetëve që vijnë nga Deçani, si dhe kryetarit të  Deçanit, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve të rrugës Deçan-Plavë.


Me rastin e nënshkrimit të kontratës, duke i uruar deputetët, kryetarin si dhe të gjithë banorët e Deçanit, ministri Lekaj është shprehur:

“Në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së re për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në vazhdën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj, në prezencen e deputetëve të parlamentit të Kosovës, që vijnë nga Komuna e Deçani dhe të kryetarit të Komunës, e nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, e cila do të financohet me rreth 12 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.

Në koordinim të plotë me operatorin e kontraktuar, ndërtimi i kësaj rruge do të filloi në muajin mars të këtij viti, varësisht nga kushtet atmosferike. Kjo rrugë do të përafroi edhe me tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit, do të lidhë dy shtetet tona, Kosovën dhe Malin e Zi, por mbi të gjitha do të ndikojë në zhvillimin e turizmit si një arterie ndër më kryesoret për Deçanin.

Lekaj u shpreh se  Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investoi në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, gjithnjë duke u bazuar në nevojen e qytetarëve, por edhe në strategjinë tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë