Loading…
Lëndohet edhe një lojtar i Kombëtares shqiptare para lojës me Spanjën
  • 24/09/2017 | 22:33

...

Para dy takimeve më të vështira të grupit, përzgjedhësi i Shqipërisë po përballet me mungesa të shumta të lojtarëve, ndërsa të dielën listës i është shtuar edhe një tjetër.


Në ndeshjen e parë me Spanjën do të mungojnë Mavrajt, Kukelit e Roshit të pezulluar, si dhe  i bashkohen Abrashi e Balaj  të lënduar.

Këtyre mund ti shtohet edhe Andi Lila që luajti titullar në ndeshjen e parë me Spanjën, por është dëmtuar në ndeshjen e kampionatit grek mes PAOK-ut dhe Pas Janinës.

Futbollisti shqiptar ka kërkuar ndërrim në minutën e 43’të, duke lënë në mes takimin që u mbyll me fitoren 1-0 të PAOK. Ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi i Lilës.

Aktivizimin ne lojën e spanjollët nuk e kanë të sigurt as Agolli e Xhimshiti, të cilët po e kalojnë fazën rehabilitimit.

Kombëtarja shqiptare grumbullohet më 2 nëntor, ndërsa dy ditë më vonë luan kundër Spanjës si mysafir.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë