Loading…
Lënë grevën, minatorët e Trepçës dalin para Qeverisë |FOTO
  • 05/07/2018 | 11:21

...

Punëtorët e Minierës së Trepçës kanë dalur sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të protestuar.


Kjo vije si një masë e paralajmëruar e reagimit nga ta, pasi më herët ishin future në grevë, shkruan gazetametro.net.

Më herët minatorët e Trepçës kishin hyrë në disa ditë në grevë, në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës, ndërsa kishin paralajmëruar eskalim të situatës nëse nuk merren parasysh vërejtjet dhe kërkesat e tyre në lidhje me këtë çështje.

Sipas tyre, Ligji për Trepçën precizon se draft-statutin duhet ta përpilojë Bordi, dhe jo Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës para disa vitesh hartoi ligjin për Trepçën, me të cilën u synua rregullimi i funksionimit të kësaj kompanie./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë