Loading…
Leonardo da Vinçi mund të ketë bërë edhe versionin nudo të Mona Lizës
  • 30/09/2017 | 22:44

...

Ka diçka të ngjashme tek fytyra dhe gjoksi i kësaj femre në këtë skicë prej karboni: mos ndoshta është versioni nudo i Mona Lizës?


Një komision nga qeveria franceze është duke analizuar këtë skicë të Leonardo Da Vincit në laboratorin e Luvrit, muzeu ku qëndron e varur piktura më e famshme në botë, ajo e Mona Lizës, për të kuptuar nëse vetë gjeniu e ka pikturuar atë para kryeveprës të shekullit të 16-të.

Skica, që më parë i atribuohet studentëve të Leonardos, është pjesë e një koleksioni në muzeun Musee Conde du Domaine de Chantilly në veri të Parisit. Quhet Mona Vanna, raporton BBC, transmeto gazetametro.net

Kuratori i muzeut, Mathieu Deldicque, tha në televizionin e BFM të premten se ka shenja që është vizatuar nga vetë Leonardo.
Ai vuri në dukje pozicionin e duarve të subjektit dhe “buzëqeshjen enigmatike”, por pranoi dallimet, duke përfshirë mënyrën se si mban gjoksin e saj dhe stilin e flokëve.

Historianët e arteve besojnë se Leonardo ka pikturuar një version lakuriq të Mona Lisës.

“Ne e dimë se da Vinçi krijoi një version lakuriq,” tha kuratori, “por nuk e dimë ku është puna e mjeshtrit”.
“Ka dy misteret rreth kësaj skeme”, tha ai. “Autori, dhe kuptimi i këtij portreti lakuriq.”
Qendra qeveritare për kërkimin dhe restaurimin e Muzeve të Francës thotë se ekspertët e saj po studiojnë skicën dhe se do të qëndrojnë jashtë syrit publik derisa ekzaminimi të përfundojë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë