Loading…
Lëshohet alarmi se Tokës po i harxhohen burimet për ta mbajtur jetën
  • 09/08/2018 | 13:33

...

Një nga bankat më të mëdha të botës tha se Tokës po i harxhohen burimet dhe paralajmëron se kompanitë po as qeveritë nuk janë të përgatitura për ndryshimet klimatike.


Bota shpenzoi gjithë buxhetin për burime natyrore për vitin më 1 gusht, tha një grup i analistëve në HSBC në një shkrim që citon hulumtimin nga Global Footprint Network, transmeton gazetametro.net

“Për mendimin tonë, këto gjetje dhe ngjarje tregojnë se shumë biznese dhe qeveri nuk janë të përgatitur për ndikimet klimatike, as nuk po përdorin burimet natyrore në mënyrë efektive”, thanë analistët e HSBC në një shkrim.

Shkrimi i HSBC gjithashtu paralajmëroi për ndodhi ekstreme që rezultojnë nga nxehtësia, duke përfshirë zjarret në Skandinavi dhe thyerja e rekordeve të temperaturës në botë.

Efektet e parashikuara të ndryshimit klimatik po fillojnë të bëhen reale. Zjarret kanë përshkuar Kaliforninë viteve të fundit, dhe janë pjesë e një trendi që po përkeqësohet i lidhur me rritjen e temperaturave globale. Pasoja të tjera përfshijnë shpeshtësinë e uraganeve dhe vërshimeve, shkrirja e akullnajave, dhe numra më të mëdhenj të valëve të nxehta.

Studimet e fundit kanë treguar se temperaturat globale në vitin 2100 mund të ngriten deri në 15% më shumë .

Sipas HSBC, ngjarjet apo ndodhitë ekstreme kanë pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë