Loading…
Letra e Einstein për motrën e tij shitet në ankand, kjo është shuma
  • 16/11/2018 | 23:20

...

Letra e nobelistit Albert Einstein nga viti 1922 dërguar motrës së tij, në të cilën e paralajmëron për antisemitizmin dhe nacionalizmin rritës në atë kohë, është shitur në Kudsin Perëndimor për rreth 40.000 dollarë.


Shtëpia e ankandit Kedem njoftoi se letra, të cilën Einstein e shkroi para periudhës së qeverisjes së Adolf Hitlerit, liderit të Gjermanisë naziste, të martën mbrëma u shit për 39.360 dollarë.

Einstein letrën e ka shkruar pas atentatit të cilin djathtistët ekstrem në tetor të vitit 1922 e kryen ndaj ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Walther Rathenau, i cili ishte hebre.

Fizikani, i cili po ashtu ishte hebre, nga policia u paralajmërua se edhe ai mund të jetë në rrezik, pas çka Einstein filloi të fshihet. “Këtu gatuhen kohëra të errëta politike dhe ekonomike.

Unë jam i lumtur që mund të lë gjithçka”, shkroi Einstein. Shtëpia e ankandit njoftoi se letra është shitur dy herë më shumë se shuma e pritshme.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë