Loading…
Lexoni 4 shenja që ju paralajmërojnë se vuani nga gurët në veshka
  • 22/02/2018 | 15:25

...

Ndonëse disa nga këto simptomat mund t’iu ngatërrojnë me sëmundje të tjera, nëse shfaqen dy ose më shumë prej tyre atëherë lini një takim me doktorin tuaj.


  1. Urinim i shpeshtë dhe me dhimbje: Ndryshime në traktin urinar duhet të jetë gjithmonë një sinjal alarmi. Ndjenja e vazhdueshme urinimit, e shoqëruar me dhimbje në fund të stomakut, mund të tregojë se keni gurë në veshka. Në përgjithësi, sasia e urinës zvogëlohet, por vazhdimisht ndjeni tkurrje jo normale të zorrëve (spazma) në fshikëz. Dhimbja bëhet më e papërballueshme kur gurët e veshkave lëvizin nga fshikëza në uretër.
  2. Dhimbje shpine: Dhimbjet e shpinës mund të ngatërrohen si një simptomë e problemeve muskulore, por duhet ta konsideroni pasi mund të tregojë dhe prezencën e gurëve në veshka. Dhimbje akute, sidomos vetëm në njërën anë të shpinës, janë të shpeshta tek ata që kanë bllokime për shkak të këtyre kristaleve. Ndonjëherë, prodhon valë dhimbjesh.
  1. Të përziera dhe të vjella: Ne e dimë që të përzierit dhe të vjellat kanë tendencë të shfaqen kur vuajmë nga problemet që lidhen me tretjen. Gjithsesi, nëse janë të shpeshta dhe shoqërohen me simptomat e lartë përmendura, atëherë duhet të vizitoheni nga një mjek. Këto simptoma shfaqen kur përmasat e gurëve në veshka janë rritur, duke shkaktuar kështu bllokim të traktit urinar. Ato shfaqen për shkak të vështirësive të veshkave për të eliminuar mbeturinat e trupit.
  2. Gjakderdhje gjatë urinimit / Gjak në urinë: Kini kujdes! Kjo simptomë duhet të vlerësohet nga një mjek sapo ta vini re atë. Gjakderdhja në urinim sinjalizon probleme me funksionimin e veshkave ose infeksione të rënda.
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë