Loading…
Lexoni 4 shenja që tregojnë se keni probleme me veshkat
  • 14/09/2017 | 12:07

...

Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale. Në brendësi të secilës veshkë gjenden rreth një milion nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut.


Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojmë tensionin e gjakut dhe filtrojnë toksinat e ndryshme që hyjnë në organizëm.

Sipas ‘’American Kidney Fund” sëmundja e veshkave është sëmundja e nëntë më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, cilat janë shenjat që paralajmërojnë probleme me funksionimin e veshkave:

1.Urina juaj ka një erë më të çuditshme se zakonisht: Aroma e urinës varet nga faktorë të ndryshëm si për shembull regjimi ushqimor ose aktiviteti fizik, por nëse veshkat tuaja nuk po kryejnë ashtu siç duhet funksionin e tyre filtrues me siguri do të vini re që urina mban një erë të çuditshme.

2.Ndryshime në ngjyrën e urinës: Tek personat e shëndetshëm, urina ka në përgjithësi ngjyrë të verdhë të lehtë. Sa më shumë të hidratoheni, aq më e zbehtë është ngjyra e saj. Çdo ndryshim i theksuar i ngjyrës së urinës tregon se trupi juaj nuk po merr sasinë e duhur të ujit dhe mund të jetë paralajmërim për gjendje shëndetësore të ndryshme, lexoni çfarë tregon ngjyra e urinë për shëndetin.

3. Dhimbje barku: Dhimbja e barkut mund të jetë shenjë paralajmëruese e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë edhe veshkat. Në rast se dhimbja ju shkaktohet nga veshkat do të ndjeni një lloj therjeje kryesisht në skajet e barkut, si dhe mbrapa.

4.Shpeshtësia e urinimit: Sasia e ujit që konsumoni ndikon drejtpërdrejt në shpeshtinë e urinimit. Por, problemet me veshkat janë shkaktare të ndryshimeve të këtij procesi: kur jeni të prekur nga oliguria urinoni më rrallë se normalja, ndërsa kur vuani nga poliuria urinoni më shpesh se zakonisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë